VIDEO-SKANDALI/ Numëruesi i PS-së shkruan në fletën e votimit. VV: Na kanë nxjerrë mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër

0
839

Kandidati I VV ne qarkun e Gjirokastres Kreshnik Merxhani permes nje postimi ne Facebook ka nxjerre video skandalin qe lidhet me nxjerren e pavlefshme te votave te patise qe ai ben pjese.

Ne videon e postuar shfaqet numeruesi i PS duke shkruajtur mbi fletetn e votimit dhe duke enxjerre kete te fundit si te pavlefshme.

Kreshnik Merxhani shkruann ne rrjetin social: 
DENONCIM
TJETËRSIM I VULLNETIT TË QYTETARËVE NGA NUMËRUESIT PARTIAK.
Mbi 1000 vota të pavlefshme në qarkun Gjirokastër, nuk janë rastësisht.
Në video duket qartësisht se si ky mekanizëm 30-të vjeçar minon demokracinë dhe tjetërson vullnetin e votuesve.
Në qytetin e Tepelenës, në Pallatin e Kulturës Tepelenë, saktësisht KZAZ Nr.79, në orën 06:51, datë 26.04.2021, konstatuam se numëruesit pa u penguar nga askush dhe haptazi, pasi shumica e vëzhguesve lanë qendrën e numërimit pasi ju komunikua se u mbyll procesi, një tjetër proces nisi paralelisht ai i falsifikimit të fletëve të votimit.
Vëzhguesit tanë, filmuan dhe dokumentuan atë proces që kolegët në Tiranë e kanë deklaruar publikisht. Njësojë si kanë vepruar në Tiranë, dhe në qarkun Gjirokastër fenomeni është i njëjtë.
Kjo është një nga mënyrat se si po e vjedhin dhe/ose deformojnë votën tonë në këto zgjedhje.
Aty ku qytetari ka vendosur një “X” poshtë nr. 13 në fletën e votimit pranë emrit tim, te i njëjti fletëvotim kanë vendosur edhe një “X” tjetër te një prej subjekteve apo kandidatëve të çfarëdo force tjetër, duke e shpallur të pavlefshme fletën e votimit ose duke e deklaruar ndryshe.
Ne marim angazhimin ta ndjekim çështjen penalisht!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here