Gazetari i SYRI TV në Fier, Xhemil Beharaj, në raportimin e tij mëngjesin e sotëm ka ngritur problemin e fletëve të votimit të pavlefshme që janë hasur shumë shpesh dhe kanë ngritur pikëpyetje të mëdha.
Beharaj tha se ka pasur kuti votimi të pavlefshme në të gjitha KZAZ e qarkut të Fierit, po më e theksuar ka qënë në Cakran, Levan, Portëz, Seman, Libofshë dhe Mbrostar.
Ndofta mund të kenë qënë udhëzimet për të mbrojtur votën, – tha gazetari, – disa nga kandidatët e LSI treguan raste nga më të habitshmet që nuk mundën t’i faktonin dot, që nga ndarja e pensioneve me zarfa në shtëpi apo me ambulancat që në fakt transportonin ushqime.