Kim Mehmeti: Nga të gjitha rekomandimet, shqiptarët dëgjuan Vuçiçin dhe votuan ‘Piktorin’

0
275

Në lidhje direkte me A-Show, analisti Kim Mehmeti, tha se në këto zgjedhje shqiptarët më shumë se kritikat, rekomandimet, dëgjon Vuçiçin që u kërkoi të votonin për Piktorin.

‘Më beso edhe pse tingëllon e pabesueshme se cilado qoftë qëndrimi, mua nuk më intereson PD apo PS, mua më intereson Shqipëria e fortë. Unë mendoj që me këtë fitore të piktorit Shqipëria ka humbur duke matur se si ka qenë sjellja e tij në të shkuarën.

Dhe nuk e di ça do ndodhë në të ardhmen por edhe me tej, por di se do mbetet në duart e Rilindjes që më të rëndësishme kanë partinë sesa shtetin, dhe kur shteti është në shërbim të partisë dhe jo partia në shërbim të shtetit.

Pra kur Shqipëria është në shërbim të Rilindjes dhe piktorit. Të jem pak cinik. Të gjitha vërejtjet, rekomandimet, kritikat, më i vlefshëm ngeli rekomandimi i Vuçiçit që shqiptarët të votojnë për piktorin dhe jo opozitën.

Dhe ai është më i kënaquri për fitoren e  piktorit.’

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here