Rezultat i ngushtë/ Ja sa vota i duhen LSI për t’i marrë mandatin Ramës në Durrës

0
171

Procesi i numërimit të votave në qarkun e Durrësit po i afrohet fundit, ku tanimë kanë ngelur pa numëruar 39 qendra votimi.

Gara në këtë qark mbetet e hapur mes LSI-së dhe PS-së, ku deri më tani socialistët ia kanë dalë të mbajnë mandatin e 8-të që i takon Edi Ramës.

Forcës së drejtuar nga Monika Kryemadhi i duhet të rekuperojë vetëm 174 vota për të marrë mandat në këtë qark, duke ia hequr atë kryeministrit Rama.

Momentalisht mandatet janë ndarë: 8 PS dhe 6  PD.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here