Sokolaj tregon pse ishte e gabuar strategji e opozitës për tu futur në zgjedhje me lista të ndara

0
127

Drejtori i Informacionit i Ora News, Trashgim Sokolaj  analizon pse opozita humbi. Skema e futjes në zgjedhje me lista të ndara mes  PD e LSI dhe jo në koalicion ishte gabuar.

“Ai sjell si shembull tre qarqet, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër

Në Korçë LSI mori gati 8 500 vota, por këto vota mbetën të papërfaqësuara pasi LSi nuk mori asnjë mandat. Nëse ky numër votuesish të LSI do të ishte orientuar në një listë të vetme opozita e bashkuar do të mund t’i merrte një mandat PS-së në këtë qark.  

Edhe në rastin Durrësit, 9093 vota të LSI-së mbetën pa mandate dhe jashtë shumatores së opozitës. Jane 9093 qytetarë opozitarë të papërfaqësuar.

Kjo ndodhi dhe në Gjirokastër ku kandidat ishte Vangjel Tavo.5578 vota të LSI-së në Gjirokastër, mbetën pa mandate dhe jashtë shumatores së opozitës.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here