Arrestohet turku që mashtroi mijra persona me 2 miliardë dollarë…

0
203

Arrestohet 28-vjeçari turk Faruk Fatih Özer! Themeluesi i shkëmbimit të brendshëm të kriptomonedhave THODEX, është prangosur mbrëmjen e djeshme në Kosovë, pasi u largua nga Shqipëria.

I riu konsiderohej nga mediat turke si një prej mashtruesëve me të mëdhenj, pasi kishte manipuluar rreth 400 mijë persona duke i marrë 2 miliardë dollarë.

Özer u largua nga aeroporti i Stambollit, në një drejtim të panjohur por më pas u zbulua se kishte mbërritur në Shqipëri, 8 ditë më parë. Më pas, data ekzakte nuk dihet ende, ai është nisur për në Kosovë, ku edhe është prangosur nga Policia vendase.

I riu themeloi kompaninë në vitin 2017 dhe lejonte përdoruesit të blejnë dhe të shesin kriptovaluta të Bitcoin, por pasi u mori investimet nuk i lejonte më që të kishin akses në platformë. Pas denoncimeve të bëra, Prokuroria nisi hetimet ndaj tij duke e shpallur në kërkim, pasi akuzohet se ka kryer veprën penale: mashtrim duke përdorur sistemet e informacionit, bankat ose institucionet financiare dhe krijimin e një organizate kriminale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here