Flota detare ruse has probleme, Sudani ndalon kalimin e anijeve në Detin e Kuq, goditje për planet e Rusisë

0
130

Sudani ndaloi ndërtimin e bazës detare ruse, tash ndalon edhe lëvizjen anijeve ruse. Rusia në fillim të vitit kishte deklaruar se me Sudanin do të ketë intensifikim të bashkëpunimit ushtarak, duke planifikuar edhe ndërtimin e bazës ushtarake detare në ujërat e Detit të Kuq.

Përkundër planeve ruse, qeveria sudaneze nuk ishte e interesuar për intensifikim të bashkëpunimit ushtarak me Rusinë, andaj së pari ndaloi punimet në ndërtimin e bazës detare ruse, për të vazhduar edhe me ndalimin e shfrytëzimit të ujërat territoriale sudaneze për anijet ushtarake ruse. Kjo, edhe në rast se anijet ruse nuk kanë qëllim të ankorohen në portet sudaneze por vetëm janë duke kaluar transit.

Qëndrimet e Qeverisë së Sudanit, u quajtën si një goditje për planet e Rusisë për vendosjen e forcave ruse në rajon, me qëllim shtrirjen e ndikimit rus në ketë pjesë të Afrikës.
Prishja e marrëveshjes për ndërtimin e bazës detare do të krijojë probleme serioze për flotën ruse, e cila në këtë pjesë nuk ka port të saj.

Për shkak të pozitës strategjike që ka Sudani, Rusia është shumë e interesuar që të ketë një bazë ushtarake detare në ujërat sudaneze të Detit të Kuq, me qëllim që të rriste prezencën ushtarake dhe ndikimin e saj në ketë pjesë të Afrikës dhe në shtetet arabe të Lindjes së Mesme që gjenden përballë Sudanit.

Përveç rëndësisë ushtarake, ky port do t’i ofronte Rusisë edhe kontrollin në një nga rrugët kryesore të transportit komercial detar, rrugë e cila kalon përmes Kanalit të Suezit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here