Vettingu “shtyn” gjyqin për ish-kryetarin e bashkisë së Vorës Agim Kajmaku

0
119

Procesi i vettingut duket se ka bllokuar edhe procesin gjyqësor ndaj ish-Kreut të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku. Pak ditë më parë është larguar nga detyra të prokurori Kolë Hysenaj dhe për këtë seancat në ngarkim të Kajmakut janë shtyrë në pritje të prokurorit të ri.

Seancat gjyqësore në ngarkim të ish-kreut të Bashkisë që akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe tejkalim kompetencash në detyrë është duke u zhvilluar në gjykatën penale të Tiranës dhe momentalisht është në fazën e marrjes së dëshmive.

Kajmaku u mor i pandehur teksa ishte në arrati, ndërsa u vu nën hetim pas verifikimeve për të shkuarën e tij nga Prokuroria e Përgjithshme, ku rezultoi se nuk kishte deklaruar saktë në formularin e dekriminalizimit për një hetim në shtetin grek. Në qershor të 2020, Agim Kajmaku dorëzua Polici, pas disa muajsh arrati, ndërsa gjykimi ndaj tij po zhvillohet në gjendje të lirë./

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here