Kur kanë ngelur vetëm 4 kuti për të numëruar votat e kandidatëve, në të gjithë Shqipërinë është bërë e qartë edhe panorama se kush nga kandidatët është më i pëlqyer.
Shifrat tregojnë se lideri i opozitës Lulzim Basha ka marrë më shumë vota se kreu i PS-së Edi Rama.
Ndërsa Rama kandidoi në dy qarqe, Durrës dhe Vlorë, Basha i qëndroi besnik tradicionales, duke kandiduar vetëm në Tiranë.
Sipas të dhënave zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Basha ka marrë në Tiranë 16186, duke qenë i pari në votat preferenciale.
Ndërsa Rama nuk është më i pëlqyeri i vlonjateve. Edhe pse ka dy mandate që është deputet i Vlorës, Rama ka marrë atje vetëm 11412 vota.
Dukshëm Basha ka marrë më shumë mbështetje në zonat e tyre elektorale të mëparshme.