‘A jemi vërtetë anti-SHBA, anti-BE dhe pro krim?’/ Strazimiri liston 13 deputetë të PS me lidhje me krimin

0
191
Kandidati për deputet në qarkun e Tiranës, Gent Strazimiri ka listuar 13 deputetë të PS, të cilët janë produkt direkt, publik, haptazi, i individëve: të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA, ose të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit, ose personalisht të përfshirë në dosjet kriminale “339” e “Shullazi”, etj.

Postimi i plotë i Gent Strazimirit:

A jemi vërtetë anti-amerikanë, anti-BE dhe pro krim?

13 nga deputetët e qeverisë, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, janë produkt direkt, publik, haptazi, i individëve:

* të shpallur publikisht “non grata” nga SHBA,

Ose

* të përjashtuar nga ligji i dekriminalizimit,

Ose

* personalisht të përfshirë në dosjet kriminale “339” e “Shullazi”, etj.

Këtu çështja nuk është më

* “a do pranohet rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit”!

Këtu çështja është a do pranojmë që:

* kjo shoqëri është aq perverse saqë në liri të plotë, e pandikuar nga asnjë shantazh apo miklim, ka zgjedhur me vullnetin e saj për inat të SHBA dhe BE pikërisht ata që duhej të qëndronin sa më larg jetës publike e politike?

Këta 13 deputetë janë diferenca mes qeverisjes dhe opozitës!

Këta deputetë janë “fitorja” e “fituesit” !

KAQ!

#dekriminalizim

#asnjë_hap_pas

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here