Ambasadat kryesore britanike në botë “nën pushtetin” e grave

0
117

Për herë të parë në historinë e Britanisë së Madhe por dhe të çdo vendi tjetër në botë, ambasadorët e Londrës në selitë kryesore diplomatike, janë të gjitha gra. Rekordi i Mbretërisë së Bashkuar është i jashtëzakonshëm se pse nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër.

Emërimi i fundit ishte ai i Menna Rawlings, 53 vjeç, e cila do të jetë ambasadorja e re në Paris. Ajo u shpreh shumë e lumtur për faktin se ishte e para femër britanike që mban këtë post. Dhe në fakt është e vërtetë pasi 43 britanikët e fundit që kanë qenë në krye të misionit në kryeqytetin francez, kanë qenë të gjithë meshkuj.

Emërimi i saj plotëson kornizën, sepse në postet kryesore të diplomacisë britanike janë të gjitha gra: në Uashington, Pekin, Berlin, Moskë, Romë dhe Tokio. Jo vetëm kaq pasi për shembull një grua tjetër: Barbara Edward mban rolin e të dërguarës britanike në OKB, dhe një femër tjetër është ambasadore britanike në NATO.

Sipas The Guardian një fenomen i tillë mund të konsiderohet revolucion pasi vetëm në vitin 1946, ministria e jashtme u lejoi femrave që të ketë poste diplomatike nëpër botë. Gra që vetëm 30 vite më parë kishin fituar të drejtën e votës. Por ambasadorja e parë femër – britanike -do të emërohej në vitin 1976 në Danimarkë.

Tre vite para se Margaret Thatcher të hynte në Downing Street.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here