Policia e Lezhës ka arrestuar pas mesnate katër kushurinj nga Lezha dhe nga Shkodra që kanë dhunuar, kërcënuar dhe detyruar të japë dëshmi të rreme, një person që kishte filmuar një dëshmitar që tregonte se si ishte paguar nga PS për të dhënë votën.
U ndaluan: Mirash Paplekaj, 46 vjeç, banues në Torovicë; Gëzim Paplekaj, 50 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё; Donald Paplekaj, 22 vjeç, banues në lagjen ‘Besёlidhja’ Lezhё dhe Jetmir Palekaj, 29 vjeç, banues në fshatin Bleran, Shkodёr.
Të katër, ditën e premte në Torovicë dhunuan dhe kanosën pёr jetën, me qëllim qё tё bёnte deklarim tё rremё, Ylli Kacolin nga Kamza, 37 vjeçar. Kacolit ata i kanë dëmtuar edhe makinën me targa AA2185JM.
Arsyeja e kësaj dhune ka qenë se Kacoli shpërndau në rrjete sociale një video ku jepej dëshmia e një banori se ishte paguar 20 mijë lekë për 4 vota pro Partisë Socialiste.
Dosja e të katërve iu dërgua Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhё.