Të nderuar bashkëqytetarë, kam nderin dhe kënaqësinë që në përmbyllje të kësaj fushate elektorale,të shpreh mirënjohjen dhe falenderimin tim më të thellë për të gjithë ju që besuat dhe votuat projektin e Partisë Demokratike.
Për ju që nuk u trembët përball presioneve të gjithanëshme të makinerisë shtetërore dhe kriminelëve të rekrutuar nga kjo qeveri kriminale.
Për ju, që asnjëherë nuk u shitët pavarësisht ofertave joshëse të qeveritarëve të korruptuar.
Të dashur anëtarë dhe simpatizantë të Degës së Partisë Demokratike Berat, ndihem jo vetëm krenar, por edhe me fat që ju kam pasur përkrahë në këto vite mjaft të vështira për gjithësecilin prej nesh.
Fushata jonë reflektoi qytetari,vizion dhe shpresë për një të ardhme më të mirë për të gjithë shqiptarët.
Fatkeqësisht,qytetaria, vizioni dhe fisnikëria dështuan përballë organizimit kriminal të rilindjes.
Ne,së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike z.Lulzim Basha ishim dhe jemi sërisht e vetmja shpresë për shpëtimin e Shqipërisë dhe shqiptarëve nga ky regjim kriminal.
Së bashku do t’ia dalim!