Protesta në Ditën e Punëtorëve në Turqi, policia arreston 100 persona

0
113

Të paktën 100 persona janë arrestuar pas protestës në ditën e punëtorëve në Turqi. Protesta ka ndodhur pavarësisht një shtetrrethimi të vendosur nga qeveria për shkak të kufizimeve të COVID-19.

Në Turqi, gjatë 1 Majit ka pasur vazhdimisht protesta kundër qeverisë duke çuar në përplasje mes protestueseve dhe policisë. Shoqata e Avokatëve të Stambollit tha për AFP se numri i arrestimeve mund të jetë 170 persona. Ka pasur gjithashtu të paktën 11 të arrestuar në Ankara.

Turqia ka vendosur një bllokim të rreptë që nga 29 Prilli për shkak të një vale vdekjeprurëse të tretë të COVID-19.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here