Pse nuk duhet të qëndroni më shumë sesa 20 minuta në dush

0
158

Dushi i gjatë mund të na qetësojë dhe relaksojë, por qëndrimi më shumë sesa duhet të ujë mund të ndikojë në trupin tonë.

Sipas dermatologëve, dushi nuk duhet të zgjasë më shumë se 20 minuta, përndryshe lëkura do të thahet shumë.

Përveç kësaj, vajrat natyrale të prodhuara nga gjëndrat dhjamore e mbajnë lëkurën e hidratuar, kështu që bërja e një dushi të gjatë mund ta heqë këtë “mburojë” të dobishme.

Pra, 20 minuta janë të mjaftueshme për larjen e trupit tonë dhe nuk ka nevoja të zgjasni më shumë seç duhet.

Nga ana tjetër, për hidratimin dhe mbrojtjen e trupit, jo vetëm kohëzgjatja e dushit por edhe frekuenca e tij luan një rol.

Sigurisht në verë nevoja për një dush 2 ose më shumë herë në ditë është e madhe, por duhet të shmanget.

Përveç mbetjeve të djersës dhe mikroorganizmave të tjerë patogjenë, dushi shumë i shpeshtë në të njëjtën kohë largon bakteret e dobishme nga lëkura, të cilat na mbrojnë.

Përveç kësaj, thatësia mund të shkaktojë plagë të vogla në lëkurë që lehtësojnë transmetimin e infeksioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here