SHBA dhe NATO nisin zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani pas 20 vitesh

0
123

SHBA dhe NATO kanë nisur zyrtarisht tërheqjen e trupave të tyre nga Afganistani pas 20 vitesh. Rreth 10,000 ushtarë të NATO-s, përfshirë 2,500 ushtarë amerikanë dhe rreth 1,100 nga Gjermania do të largohen nga ky shtet deri më 11 shtator.

Dita e 1 majit shënon nisjen zyrtare, por pajisjet ushtarake kanë nisur të largohen nga Afganistani disa javë më parë. Disa shtete të NATO-s kanë angazhuar forca shtesë në mënyrë që të garantojnë procesin e tërheqjes.

Ekzistojnë shqetësime se talibanët mund të sulmojnë forcat gjatë procesit të tërheqjes. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se çdo sulm i mundshëm do të marrë një përgjigje të fortë. Gjeneralët amerikanë kanë shprehur së fundmi shqetësime se tërheqja mund të rezultojë me rrëzim të Qeverisë afgane apo me luftë të re civile.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here