Çfarë po ndodh me OFL? Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për atë që na pret…

0
187

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit. Këtë zhvillim të fundit, gazetari Artan Hoxha e cilëson një fund të lumtur të një përralle me OFL. Kjo pasi “Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha kujton se OFL nisi një vit para zgjedhjeve për të pastruar qeverinë Rama nga akuzat për implikim me krimin e organizuar.

“E mbani mend se një nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botes së krimit, subjekt i OFL-së, pikërisht me vëllezërit Hajri?!! Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es një nga mbeshtetësit kryesorë dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezerit Hajri?!” shkruan gazetari në postimin e tij.

Sipas Hoxhës, tashmë OFL e ka arritur qëllimin që siç shprehet gazetari ishte pastrimi i imazhit të qeverisë para ndërkombëtareve dhe tani “OFL-së i bëhet nafta pasi nuk i duhet më askujt.”

Në përfundim, Artan Hoxha ngre pyetjen: “A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës, së Jan Prenges? Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë…”

POSTIMI

Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!!

E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!!

E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?!

E dini ku u shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!!

E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!!

Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!!

E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak.

Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake news i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses.

Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt…

Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme…

Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit.

A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!!

Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here