Në ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, në Kosovë u zhvillua një konferencë për mediat ku u trajtuan ngjarje të ndryshme, raportimet e vështira të terrenit si edhe u evidentua rëndësia që ka media e lirë.
Në Kosovë gjatë vitit 2020 janë raportuar 4 raste të sulmeve dhe 17 raste të kërcënimeve ndaj gazetarëve.
Në këtë konferencë, Leonora Dalipi nga AGK-ja tha se përveç sfidave të përditshme, gazetarët në mbarë botën janë përballur edhe me më shumë vështirësi për shkak të situatës së pandemisë.
“Edhe sot ua kujtojmë institucioneve detyrimin e fjalës së lirë me liri të garantuar. Zvarritja e proceseve gjyqësore ndaj gazetarëve vazhdojnë të mbeten pengesa kryesore në ushtrimin e profesionit”, tha ajo.