Partizani thyen tersin, mposht Apoloninë dhe rrëmben kreun, paqe pa gola në “Loro Boriçi”

0
105

Ky sezon i Superligës mund të mos jetë nga më të bukur por pa diskutim është nga më konkurruesit në vitet e fundit. Situata në tabelën e renditjes ndryshon thuajse jave pas jave, kështu ndodhi edhe këtë herë pas javës së 31-të. Partizani thyen më në fund tersin përballë Apolonisë duke marrë një fitore minimale por e mjaftueshme sa për të rrëmbyer kreun. Të kuqtë e Ilir Dajës kishin kontrollin total të lojës, krijuan rase pafund, madje në pjesën e parë goditën dhe shtyllën pingule me Bardhin. Në pjesën e dytë, në minutën e 76-të ishte Jasir Asani i cili u shërbye në mënyre perfkete në zonë, nuk shpërdoroi duke dërguar topin në rrjetë dhe të kuqtë në avantazh. Rezultati nuk ndryshojë deri në fund, me kryeqytetasit që ngjiten në krye të tabelës në kuotën e 57-të pikë, një më shumë se Teuta.

Në “Loro Boriçi”, Vllaznia dhe Teuta nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola. Më shumë se sa për të fituar, dy ekipet u kujdesën për të mos gabuar duke qenë të vetëdijshëm për peshën e kësaj përballje. Në fundin e pjesës së parë shkodranët i shkuan shumë pranë golit të avantazhit teksa Ardit Hoxhaj goditi shtyllën pingule. Ky barazim e bën garën për titull akoma më të bukur ku diferenca mes Partizanit të vendit të parë dhe Laçit të vendit të katërt është vetëm katër pikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here