Ka përfunduar takimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha me kryetarët e degëve.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se Basha i ka kërkuar mosnjohje të zgjedhjeve sepse ka qenë një proces me shumë problematika.
Ai gjithashtu i ka porositur krerët e degëve të evidentojnë nëpërmjet komunikimit me strukturat cdo parregullsi që ka patur. Porosia e fundit sipas burimeve është që kryetarët e degëve duhet të mbanjnë të karikuara strukturat.
“Burimë nga mbledhja kanë qenë dhe njohja apo jo e zgjedhjeve. Gjithashtu është analizuar nëse kandidatët kanë siguruar vetëm vota për vete apo dhe për partinë. PD po punon për mbledhjen e një dosjeje me prova për të treguar shkeljet në 25 prill. Më herët Basha është takuar dhe me ambasadoren Gacek. Mësohet se e ka njohur atë me gjetjet e PD-së mbi parregullsitë në 25 prill.
Ata do vazhdojnë të mbledhin prova deri sa të hartojnë dosjen përfundimtare me të gjitha procvat e shkeljeve të 25 prillit dhe më pas ta dorëzojnë në institucionet e drejtësisë”, raportoi Lusi Përgjegji nga selia blu.