Yuri Kim: Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike…

Ambasadorja amrikane Yuri Kim ka përcjellë një mesazh sot me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit,

“Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Shtetet e Bashkuara rikonfirmojnë mbështetjen për lirinë e shtypit dhe për sigurinë e gazetarëve dhe punonjësve të medias në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Demokracia kërkon liri të shprehjes dhe qasje në informacione faktike dhe të sakta të siguruara nga media të pavarura,” thekson znj. Kim në Twitter.

“Media e pavarur është thelbësore për demokracitë e gjalla dhe të qëndrueshme, – thuhet në vazhdim në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Tiranë. –   Gazetaria ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit, në nxjerrjen në pah të shkeljeve të të drejtave të njeriut dhe në shpërndarjen në publik të informacionit të besueshëm. Në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Medias, ne falënderojmë gazetarët dhe punonjësit e medias në të gjithë botën.”

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko