Basha thërret në seli deputetët e rinj/ PD do ngrejë grup pune për shkeljet gjatë zgjedhjeve

0
96

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka thirrur në selinë blu deputetët e rinj që dolën fitues nga zgjedhjet e 25 prillit.

PD do të ngrejë një grup pune, për evidentuar shkeljet gjatë zgjedhjeve.

Kjo sepse PD konteston rezultatin e zgjedhjeve. Partia Demokratike pretendon se ka prova të rëndësishme se PS ka ndërhyrë në zgjedhje.

 

 

“Disa prova janë publikuar, si lejet e legalizimit që janë dhënë në zgjedhje apo të tjera favore, që kanë ndikuar në vullnetin e qytetarëve. PD pretendon se vullneti i qytetarëve është tjetërsuar. Këto rrugë do të ndjekë PD, për të deligjitimuar zgjedhjet e 25 prillit. Basha ka përmendur me emra kandidatë për deputetë, duke thënë se kanë blerë votat dhe nuk i morën nga populli në mënyrë të lirë. Ka pasur edhe zëra në PD që kanë uruar Ramën për fitoren, duke thënë se duhet të njihet rezultati zgjedhor.”, raportoi gazetari i Ballkan Web.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here