Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, njëherazi edhe deputet i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, ka zhvilluar një takim falenderues me demokratët e Unazës së Re, ku ka vlerësuar punën e madhe, shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
Demokratë të Unazës së Re dhe ju përkrahës të ndryshimit! Ju qëndrestarë të kryeqytetit!
Ju falenderoj të gjithëve për punën tuaj të madhe, për shpirtin e garës dhe vullnetin e hekurt për t’i dhënë Tiranës dhe mbarë vendit, ndryshimin e merituar!
PD nuk do të rreshtë përpjekjen që shqiptarët të zgjedhin lirisht përfaqësuesit e tyre. Ne duam Shqipëri dinjitare, jo të blerë!
Le të qëndrojmë të bashkuar! Me njëri-tjetrin!
Për njëri-tjetrin!
Për një Shqipëri demokratike!