Grabitje me sqepar në mes të Tiranës, shikoni se si largohet njëri nga autorët..

0
136

Janë publikuar pamjet e para të grabitjes së ndodhur gjatë ditës së sotme në Rrugën e Kavajës, ku një person ende i paidentifikuar goditi dhe më pas I mori 30 milon lekë një korrieri që po çonte paratë në një pikë të këmbimit valuator. Siç shikohet edhe nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur autori vrapon në rrugica me qëllim për tu larguar nga policia.

Në një moment, grabitësi kapet nga kamerat me maskën e ulur, çka i ka mundësuar policsë të bëjë edhe identifikimin e tij të shpejtë.

Dy persona të maskuar të cilët udhëtonin me motor, nën kërcënimin e një sqepari i vodhën një shumë të konsiderueshme parash.

Por njëri nga grabitësit është tradhtuar nga kamerat e sigurisë dhe është filmuar teksa largohet nga vendngjarja duke e mbuluar pjesën e poshtme të fytyrës me një maskë.

Mësohet se policia do të përdorë këto pamje filmike për të identifikuar njërin nga autorët dhe për të prangosur dy autorët e krimit

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së martës pranë një pike karburanti në rrugën e Kavajë.

Sipas policisë, 55-vjeçari Qani Zili po transportonte me motor një çantë me një shumë të konsiderueshme parash nga një pikë e këmbimit valutor në tjetrën.

Gjatë itinerarit, në një pjesë të rrugës, dy persona që ishin gjithashtu me motoçikletë, i kanë prerë rrugën dhe e kanë goditur me sqepar në kaskë.

Pas kësaj, ata kanë marrë çantën me para dhe janë larguar, pavarësisht përpjekjeve të disa kalimtarëve të rastit për t’i ndaluar.

Në dëshminë e tij, Zili thotë se nuk ishte në dijeni për sasinë e saktë të parave që ndodheshin brenda çantës, pasi ai ishte përgjegjës vetëm për transportin, por burimet thonë se bëhet fjalë për rreth 3 mln lekë të vjetra.

Fatmirësisht Qani Zili nuk pësoi dëmtime, por dy autorët nuk janë identifikuar ende nga policia, e cila ka sekuestruar dhe pamjet filmike të bizneseve rreth vendngjarjes

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here