Një ndër ëndrrat e të gjitha femrave është padyshim propozimi romantik për martesë me një unazë diamanti nga gjysma e tyre.
Mirëpo a e keni menduar ndonjëherë që mund të jeni ju goca ato që i propozoni një mashkulli? Epo nëse kjo është në planet tuaja, po ju themi se unazën e keni gati.
Për herë të parë do të ketë dhe unaza martese për meshkujt. Barazia gjinore këto i ka.
Tiffany, kompania që vendosi një standard të ri për unazat e fejesës me diamantë të femrave në vitin 1886-të, po synon të nxisë një traditë të re me një linjë unazash fejese për burrat. Unaza përfshin një diamant të madh si karakteristikën kryesore.
Kompania po vlerëson këtë koleksion të ri si një largim modern, të guximshëm nga tradita dhe ka një logjikë për këtë: Gratë nuk janë të vetmet që fejohen, prandaj pse duhet të jenë të vetmet që mbajnë unaza diamanti si shenja të fejesës së tyre?
Çdo unazë është projektuar për të pasur një diamant të rrumbullakët të shkëlqyeshëm ose smerald të prerë deri në pesë karat.
Ky koleksion është një reflektim i qartë se shoqëria moderne është në ndryshim. Një femër mund të përdorë njërën nga këto unaza si një mënyrë për t’i propozuar një burri. Koleksioni i quajtur “The Charles Tiffany Setting” synon të vendosë diamante të mëdhenj në duart e majta të dhëndërve.
Kompania ofron po ashtu një histori të plotë për secilin diamant që shet. Ai përfshin rajonin ose vendin e origjinës së diamantit. Ky informacioni mund të shtypet në Tiffany Diamond Certificate, e cila shërben si një lloj garancie.
Çmimet për unaza në koleksionin Charles Tiffany Setting variojnë nga 15,600 dollarë deri në 278 500 dollarë.