PD publikon provat/ Këlliçi hap ‘pakon e iftarit’ që kapi në Vaqarr, gjen legalizimet e PS për vota…

0
240

Belind Këlliçi, deputeti i PD i sapozgjedhur më 25 prill, ka hapur sot publikisht, “pakon për iftar” që ai kapi brenda një makine katër ditë para zgjedhjeve dhe që nuk përmbante tjetër përveçse çertifikata legalizimi pronash që u shpërndanë në Vaqarr nga PS në këmbim të votës nga familjet përfituese.

“Kjo është vetëm një nga provat që PD disponon për blerjen e votes, – tha Këlliçi në Fb. –  Këto çertifikata, vërtetime banese, deklarata për përfshirje në procedura legalizimi, dhe lista të zgjedhësve, u gjetën brenda automjetit me targë AA043EC, i kapur në flagrancë nga unë dhe ekipi im në Vaqarr vetëm 4 ditë para zgjedhjeve.

Personalisht kam denoncuar disa herë legalizimet elektorale, por kapoja i çunave problematikë i cilësoi “pako për iftar”. Zoti të faltë! Drejtësia jo!” nënvizon ai.

Ndërkohë, provat janë dorëzuar në SPAK njera pas tjetrës, si krim zgjedhor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here