Autoritetet belge kanë marrë dëshminë e Erjon Alibejt dhe 3 të afërmve të tjerë të Ardit Spahiut, të vrarë në Bruksel, Belgjikë, disa muaj më parë.
Sipas burimeve nga Policia, autoritetet belge e lidhin vrasjen e Spahiut si një varg hakmarrjesh ndaj familjes Alibej, dhe një prej informacioneve që është kërkuar lidhet me hetimet që po kryhen në Shqipëri për vrasjet kundër kësaj familje.
Përfaqësuesit e grupit hetimor belg kanë takuar prokurorët dhe grupin e hetimit që po merret me këto çështje me shpresë për të zbardhur ngjarjen e ndodhur në Bruksel.
Ndërkohë, sipas asaj që përfaqësues të autoriteteve belge kanë komunikuar me grupet hetimore në vendin tonë, ata besojnë se vrasja është pasojë e përplasjes së grupeve kriminale të drogës, e kthyer edhe në hakmarrje.