Kërcënohet me jetë nënkryetari i Bashkisë së Krujës, nisin hetimet për autorin…

0
243

Policia e shtetit njofton se është kanosur për shkak të detyrës nënkryetari i Bashkisë së Krujës, Florin Cerozi. Burime bëjnë me dije se një person e ka kanosur Cerozin për shkak të detyrës që ai mban, ndërkohë që kanë nisur hetimet për rastin.

“Specialistët për hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë proceduan penalisht, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”, shtetasin M. H., 66 vjeç, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin F. C., 37 vjeç, me detyrë nënkryetar i bashkisë Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here