Arian Galdini nuk përmbahet: Këtu c*cat e Encës marrin më shumë vota se idetë e Artan Fugës

0
265

Kryetari i Lëvizjes së Re, Arian Galdini ka qenë i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” ku ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe planet e partisë së tij në të ardhmen.

Galdini kritikoi zgjedhjet e 25 prillit, duke u shprehur se ato kanë qenë zgjedhjet me të këqija të mundshme, ku nuk munguan kërcënimet me bukën e gojës apo me vendin e punës.

Fajin për dështimin, Arian Galdini e merr të gjithin për vete. Ai më tej deklaroi se ata kishin një program dhe një qëllim në zgjedhje, duke shtuar se nuk hynë në zgjedhje vetëm si kundërshtuese të partive të mëdha.

Një tjetër temë ku u ndal Arian Galdini ishte dhe bota e konsumizmit dhe ajo e shpirtit. Ai bëri një krahasim duke u shprehur se ne jetojmë në një botë ku “c*cat e Encës marrin më shumë vota se idetë e Artan Fugës”.

Për sa i përket të ardhmes së LRE-së, Galdini tha se kanë filluar përgatitjet për ngritjen e strukturave reale të partisë.

Intervista e plotë:

3800 vota? Unë mendoj që kemi patur 153 kandidatë, nga të cilët 152 kanë shkëlqyer dhe i vetmi që ka dështuar jamë unë. Unë jam i vetmi që kisha një lloj njohshmërie. Ndërkohë që kandidatët ishin qytetarë të thjeshtë. Nuk patën kohë të kalonin listën e familjarëve të tyre dhe jo më më tej. Ne nuk bëmë kompromisë për mbledhje firmash, por morëm firma të vërteta. Të paktën 6432 vota të pasqyruara pas një muaj fushate mund të vinin të dyfishuara, por ndodhi e kundërta. Ndoshta ata na kanë dhënë shansin por nuk na kanë dhënë votë. Megjithatë dështimi është vetëm i imi. Në mënyrën si ka votuar shoqeria shqiptare ka votuar në 25 prill, nuk janë thjesht vota të një lagjeje, por janë ata shumë pak që kanë votuar pa trysni, pa shantazh, apo ankand. Kemi patur në 25 prill zgjedhjet më të këqijat të mundshme. Ka qenë e tërë makineria politike e tre partive të mëdha. Patronazhista, fuksa, spiuna, taksedarë, shtet, kërcënim për bukën e gojës, vendin e punës dhe qytetarët u vendosën në centrifugën, kush ishte i pakënaqur i djathtë e ktheu në një gjirafë që kalon ën vrimën e gjilpërës. I pakënaquri i majtë vendosi ta kthejë pakënaqësinë në një gjirafë që kalon në vrimën e gjilpirës. Kjo ndodhi sepse të dyja palët politike në 30 vite janë sofistikuar aq shumë saqë kanë kuptuar nëse qytetarët shqiptarë do t’i vendosësh në kërcënimin se të heqim të gjatin se na mbyti, atëherë sado të pakënaqur të jenë në fund do hynë aty. Ndërkohë të majtët sado të pakënaqur të jenë me të gjatin do të thonë na erdhën këta, do na heqin nga puna. Fatkeqësisht nuk kemi votë ndërgjegjeje, por kemi votë gavete. Ne kishim një program, ne kishim një qëllim dhe nuk kemi thenë kurrë që ne jemi vetëm kundër tyre. Ne kemi shpjeguar se ne jemi parti e prindërit. Kjo do të thotë se ka ardhur momenti që shqiptarët asaj dilemës si do ta rris fëmijën duhet t’ia japin përgjigjen vetë dhe jo partia. Nëse do që fëmija të jetojë në një vend më të mirë, në një vend ku nuk do të rritet kokëulur, skllav si ti. Unë kam dështuar, ama vota e 25 prillit ishte votë kundër ndryshimit. Lëvizja e Re nuk ka humbur, ajo thjesht nuk egzistonte. Ajo nuk u lejua gati në ekstrem të mos ishte në asnjë media.

Numri i ulët i ndjekësve? Unë ju sfidoj hyni në faqet e Facebook të katër partive të reja dhe hyni në Facebook të Arian Galdinit, përvecc PD dhe PS, e vetmja parti që ka bërë fushatë reale, duke takuar njerëz fshat më fshat, qytet më qytet, ka qenë LRE. Kam gati 40 mijë folloëers në Facebook. Ka një botë konsumerizmit dhe një botë të shpirtit. Dhe unë po flas për këtë gjë. Në Shqpëri ende nuk kemi një përgaditje për këtë botën e shpirtit. Pra këtu cicat e Encës marrin më shumë vota se idetë e Artan Fugës. Ermal Mamaqi merr më shumë like se Ismail Kadareja. Unë nuk po e kundërshtoj këtë, unë po them gjë tjetër. Qytetarët shqiptarë duhet të kenë barazinë e garës. Kësaj radhe pati 12 subjekte, hera e parë kaq pak. Media duhet të garantojë barazinë e garës, Kur t’i nxjerr 11 subjekte dhe nuk nxjerr 1 subjekt ka diccka që nuk shkon.

E ardhmja? Ne kemi këtë analizë, kemi marrë aq vota sa kemi prekur fizikisht. U krijua ideja që u ndëshkuam vetëm nga mungesa e medias. Ta dinë gjithë shqiptarët që unë nuk kam lekë. Nuk jam i pasur. Ne kemi shtrënguar duart. Këtu anonimë , njerëz që nuk i njeh askush kanë marrë 15 mijë vota. Shqiptarët kanë votuar ose në ankand ose nën shantazh. Kjo nuk do të thotë se situata është e pashpresë. Ne kemi filluar një fushatë prej ditës së hënë, fushatën e anëtarësimeve. Po përpiqemi të ngremë struktura reale, të vërteta.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here