Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë dy vendime për dhunën në Cërrik në sfidën mes Sopotit dhe Mirditës.
Futbollist Armando Marku, i cili luajti me numrin e një bashkëlojtarit të tij, Ylli Gjegja është përjashtuar përjetë nga çdo aktivitet futbollistik në Shqipëri pasi goditi arbitrin.
NJOFTIMI NGA FSHF
Lojtari i KF Mirdita, Armando Marku, për sulm ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke shkelur parimet e fair play, në bazë të neneve 11/1/e/f, 31, 38, 48/1/b dhe 55/1 të KDS përjashtohet përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik.
KF Mirdita, për aktivizimin e lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 6 pikë nga klasifikimi.