Fuga: Sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash…

0
97

Akademiku Artan Fuga deklaron se sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash politike në pushtet ose në opozitë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fuga thekson se ka forca politike që monopolizojnë pushtetin dhe nga ato që monopolizojnë opozitën.
Sipas tij, “puna është se edhe opozita nuk dëgjon.

As ajo nuk e ka ndërgjegjen se çfarë ka ndodhur, nuk kupton se ku është, por ka hyrë në një histori dedektivash me Sherlok Holmes duke kërkuar video dhe hajdutë votash.”.

Postimi i Fugës:

“Simetria politike” si kurthi i opozitës

Ne librin time Shoqëria Piramidale kam argumentuar gjerësisht se sistemi politik shqiptar nuk lejon zgjedhje të lira dhe të barabarta, as rrotacion forcash politike në pushtet ose në opozitë. Ka forca politike që monopolizojnë pushtetin dhe forca politike që monopolizojnë opozitën, ose forca politike që bëjnë sikur “janë të reja”, por pa besueshmëri, prandaj dështojnë.

Pa u demokratizuar ky pushtet politik që të lejojë vullnetin e lirë popullor të shprehet lirshëm zgjedhjet janë manipuluar jo kundër ligjit, por në përputhje me ligjin e paligjshëm.

Lexojeni Shoqërinë Piramidale brenda botimit ORIGJINAT E PUSHTETIT, PRONES, PASURISE në Shqipërinë postkomuniste dhe do të jemi të qartë me njeri tjetrin.

Cila është këtu përgjegjësia e opozitës në këto zgjedhje, sepse për atë të qeverisë as nuk ka vend të flitet sepse ajo as nuk dëgjon nga ky vesh, por ndodhet brenda një narcizimi politik të pakufijshëm.

Puna është se edhe opozita nuk dëgjon. As ajo nuk e ka ndërgjegjen se çfarë ka ndodhur, nuk kupton se ku është, por ka hyrë në një histori dedektivash me Sherlok Holmes duke kërkuar video dhe hajdutë votash.

Cfarë duket se nuk kupton?

1. Sistemi i mosfunksionimit të votave qendron te mënyra piramidale e shoqërisë së sotme kur në të kaluarën opozita ka qenë pjesë e krijimit të këtij modeli. Ky sistem duhej denoncuar vazhdimisht dhe të mos kihet iluzione, asnjë se ai lejon demokracine elektorale. Iluzion për fitore me një ligj elektoral që e bënte qeverinë ta kishte tanimë në “synduk” fitoren.

2. Pra “vjedhja” votave bëhet me ligj dhe ligji është kodi zgjedhor që opozita në fund të fundit ra dakord.

3. Opozita gabon kur mendon sikurse është në tekste zyrtare të saj politikisht jo korrekt se në fillim votohet pastaj ajo ndryshon sistemin politik. Kjo është paradoksale sepse sistemi politik nuk lejon pra ndryshim vullnetit elektoral, sipas liiiiiigjiiiiit!

4. Sado vjedhje dhe manipulime të jenë bërë ndikimi i tyre është i papërfillshëm para manipulimeve të bëra me ligj. Këto opozita i dinte përpara dhe duhej të reagonte para daljes së votave nga kutia e votimit, jo pas daljes së rezultatit. Kur kërkon prova tani, sado t’i gjejë a mos i gjejë, manipulimi është te ligji jo te shkelja e ligjit.

5. Opozita nuk duhet të bjerë në atë që quhet “simetri politike”, pra të kërkojë të marrë të njejtin sistem qeverisjeje dhe ta perdori “mire”, ajo vete. Nuk ecën kjo. As të krijojë një parti monolitike simetrike si ajo në qeveri.

Aq më pak të bëjë një fushatë elektorale simetrike si qeveria bazuar te imazhi i nje njeriut te vetëm sado i zoti të jetë ky!

Aq më shumë të thuash se bëra një “fushatë perëndimore” në një sistem politik lindor, kjo është një keqkuptim i madh me pasoja.

Pa një analizë të këtyre faktorëve por duke he qur çdo vetëreflektim çështja e demokracisë në Shqipëri është një histori e mbyllur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here