Kadri Veseli kthehet në burgun e Hagës…

0
107

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është kthyer në Hagë të mërkurën. Në njoftimin e Dhomave të Specializuara thuhet se Veseli të mërkurën ka mbërritur në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Veseli ka qëndruar tri ditë në Kosovë. Gjykata Speciale ka bërë të ditur se ai është lejuar të vijë në Kosovë për arsye humanitare.

Mediet në Kosovë kanë raportuar se Veseli e ka vizituar së paku dy here babain e tij në spitalin “Dr Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicë ku është shtruar për trajtim mjekësor. Të martën, gjatë qëndrimit në spital, atij i është shprehur mbështetje nga një grup qytetarësh, të cilët kanë brohoritur “UÇK, UÇK”.

Gjatë gjithë kohës që ka qëndruar në Kosovë, Veseli është shoqëruar nga zyrtarë të Gjykatës Speciale, të cilët janë asistuar nga zyrtarë të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës, njofton Illyria/

Kadri Veseli akuzohet nga Prokuroria e Specializuar për krime të luftës dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera gjatë luftës në Kosovë, në periudhën 1998-1999.

Me po këto akuza ngarkohen edhe Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi, Salih Mustafa dhe Pjetër Shala, të gjithë ish-pjesëtarë të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës,  qëtani ndodhen në paraburgim në Hagë.

Në paraburgim në Hagë gjenden edhe kryetari dhe nënkryetari i Organizatës së Veteranëve tëLusftës të Ushtrisë  Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. Ata akuzohen për publikim të dokumenteve konfidenciale të Gjykatës Speciale, për dekonspirim të dëshmitarëve të mbrojtur të Prokurorisë dhe për pengim të drejtësisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here