Një makinë në afërsi të Liqenit Artificial ka marrë flakë në ecje.
Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:40 dhe automjeti është në pronësi të shtetases B. M.
Mësohet se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.