Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar nëpërmjet një postimi në Facebook, duke u shprehur se qytetarët kosovar meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
Postimi i plote
Qytetarët e Kosovës meritojnë sa më parë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian.
Të njëjtin qëndrim më shprehu sot edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, me të cilin gjithashtu nënvizuam rëndësinë e vijimit të dialogut Kosovë-Serbi për arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe reciprokisht të pranueshme nga të dyja palët, që do të përshpejtonte proceset integruese të këtyre vendeve.
E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është ndryshimi i kufijve por heqja e tyre si në vetë Bashkimin Europian, nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe të distancimit nga e kaluara e hidhur.