Një nga të plagosurit e sotëm nga aksidenti i rëndë në Lezhë-Shkodër, Marjeta Gjergji ka ndërruar jetë pasditen e sotme në spital.
Pas përplasjes së fortë ajo dhe të tjerët e lënduar nga aksidenti u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, por infermierja e maternitetit të Lezhës nuk mundi të mbijetojë.
Shkaku i aksidentit mbetet ende i paqartë, ndërkohë që mësohet se bashkëshorti i viktimës i cili drejtonte mjetin, ndodhet në spital në gjendje të rë rëndë, së bashku me fëmijën e mitur dhe mamanë e tij.