Fëmijët në rrjete sociale, psikologia apelon për kontroll nga prindërit…

0
113

Lidhja e fëmijëve me rrjetet sociale është shqetësuese. Ngjarja në Shkodër, ku një 10-vjeçar humbi jetën për një video në Tik-Tok, ka ngritur një shqetësim të madh. Psikologia, Ariana Muçaj thotë se të tilla ngjarje janë të përsëritura, teksa theksoi rëndësinë e pranisë së prindërve në menaxhimin e rrjeteve sociale të fëmijëve.

”Të gjithë fëmijët kanë dëshira, prindërit përpiqen t’jua plotësojnë por harrojnë gjënë më kryesorë, t’ i japësh një telefon të mençur në dorë do të thotë që ti ta humbasësh fëmijën nga kontrolli”,-u shpreh Muçaj. Nga ana tjetër, ajo apeloi se kontrolli nga prindërit mbi përdorimin e rrjeteve sociale nga fëmijët duhet të jetë i vazhdueshëm, ndërkohë që la të qartë se kontrolli prindëror nuk lidhet me kufizimin e lirisë së fëmijës.

Fëmijët janë në kontakt vazhdimisht me pajisjet teknologjike dhe sipas psikologes detyra e prindit në këtë rast është të monitorojë sjelljet e fëmijës, për të kuptuar nëse qëndrimi i tij në rrjete sociale ka ndikuar në mënyrën si ata reagojnë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here