Meta: Të bëjmë gjithçka për t’u garantuar gjakun qytetarëve, që kanë nevojë jetike për të…

0
89

Në Ditën Ndërkombëtare të Talasemisë, Presidenti Ilir Meta ka ndjekur nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”.

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Talasemisë, ndoqa sot nga afër seancën vullnetare të dhurimit të gjakut të organizuar nga Shoqata “Për Mbrojtjen e Talasemikëve Shqiptarë”, që e falenderoj për solidaritetin e shkëlqyer frymëzues të dëshmuar me kauzën fisnike të dhurimit të gjakut.
Në këtë periudhë të vështirë pandemie, duhet të bëjmë gjithçka për ta mbajtur të qëndrueshëm garantimin e gjakut për të gjithë qytetarët, të cilët kanë nevojë jetike për të.
‘Aleanca për Dhurimin e Gjakut’, si shprehje e dashurisë në veprim për njerëzit në nevojë, nuk do ndalet deri në përmbushje të misionit të saj fisnik e human. ??

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here