Pse në Shqipëri nuk ka “Mafie”? Ajo është Shteti

0
176

Nga Av. Ledian Droboniku –

Duke lexuar raportet e komisionit italian të Antimafias, kupton pse Shqipëria nuk ka mafie, dhe si pasojë nuk do ketë kurrë përplasje mes shtetit dhe mafias!

Në Shqipëri është vetë shteti që përdor mekanizmat dhe organizimin mafioz.

1. Në Itali, ndodh që ndonjë parti bën marrëveshje me mafian për të blerë vota. Në Shqipëri, këtë e bëjnë partitë drejtëpërsëdrejti me strukturat e tyre.
2. Mafia shpesh herë bën presion njerëzve apo bizneseve për orientimin e votës. Këtu e bën direkt pushteti, duke kërcënuar me vend pune e gjoba biznesi.
3. Mafia fiton besimin e antarëve me shpërndarje privilegjesh. Në Shqipëri është vetë pushteti që plaçkit e ndan pasurinë publike.
4. Mafia rekruton besnikët e saj me premtime e pasuri. Në Shqipëri partitë rekrutojnë besnikët e tyre që në gjimnaze me dhurata ose bursa në Universitete. Suksesi në jetë i çdo profesioni nuk varet nga meritokracia, por besnikëria ndaj partisë dhe arti i hajdutërisë!
5. Mafia i bën presion shtetit për ndonjë post të lartë. Në Shqipëri e gjithë administrata, parlamenti mbushet me njerëz të korruptuar e besnikë të shantazhuar.
6. Mafia merret me krime trafiqe në luftë me shtetin. Në Shqipëri aktivitet kriminale i kryen vetë politika,prokuroria, policia, me ministra, drejtorë apo oficerë kontigjentë të krimit.
7. Në Itali mafia i bën presion medias të mbulojë informacionin. Në Shqipëri kriminelët janë pronarë mediash në simbiozë me politikën
8. Mafia godet zbatimin e ligjit për privilegje nga tendera e gara. Në Shqipëri prej 27 vitesh, tenderat e konkurset publike pilotohen nga kasta dhe shërbëtorët e saj.
9. Ndodh në disa zona të Italisë një frikë, heshtje e popullit nga mafia (omertà)
Në Shqipëri një popull i tërë vëzhgohet që nga liket në fb deri tek shkrimet në gazeta, veprat e artistëve e kontaktet me kundërshtarët e partisë

10. Lufta mes bandave mafioze për dominim, kërcënon sigurinë e qytetarëve.
Në Shqipëria lufta për pushtet e bandave partiake, ka çuar shpesh vendin në luftë civile e kolaps ekonomik.

11. Por ka dhe një ndryshim:
Në Itali mafia nuk pranohet! Ajo luftohet nga institucionet shtetërore, nga intelektualët, gazetarët e cilido që punon për Demokraci!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here