Vlorë, banorët vuajnë për ujë…

0
128

Banorë të lagjes Kushtrimi të Vlorës prej vitesh të tëra vuajnë për ujin e pijshëm. Në verë më shumë sesa në dimër, ata ndjejnë mungesën e ujit në banesat e tyre. Edhe pse në këtë zonë janë shtrirë tubacionet, sërish situata ka mbetur e pandryshuar.

Për drejtorin e ujësjellësit në Vlorë në këtë lagje janë kryer investime me qëllim përmirësimin e situatës së furnizimit me ujë. Në lidhje me këtë investim, vetë banorët shprehen se janë shtruar tubat kryesorë ndërsa në banesat e tyre askush nuk i ka lidhur, duke i lënë sërish pa ujë.

Derisa ujësjellësi të vendosë nëse lidhjet në banesa do të kryhen nga vetë banorët apo nga punonjësit e ujësjellësit, këta banorë do të vijojnë ritualin e tyre të përhershëm me bidona në krahë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here