Ju ka trokitur vetmia derën? Këto janë tri mënyrat që ju tregojnë si ta menaxhoni atë

0
253

Të gjithë kalojmë momente në jetë ku dëshirojmë të qendrojmë vetëm dhe të reflektojmë rreth jetës, vetes  dhe çështjeve tona personale. Por kur vetmia zgjat më shumë, atëherë ajo  kthehet në depresion dhe ankth.  Çdo problem që na vjen në jetë është i shoqëruar edhe nga zgjidhjet. E njëjta gjë vlen dhe  për vetminë. Sipas psikologëve, ekzistojnë praktika specifike, për t’a kontrolluar atë.

1. Ripërcaktoni konceptin e vetmisë

Ndjenja e vetmisë mund të lind kur ndiheni të izoluar dhe nevojat tuaja për ndërveprim shoqëror dhe lidhje sociale nuk plotësohen. Të gjithë kanë nevoja të ndryshme për bashkëveprim. Sidoqoftë, është e rëndësishme të mos e shohim vetminë domosdoshmërisht  si diçka të pakëndshme, pasi ajo na jep mundësinë për të reflektuar, raporton Ora News.

2. Vendosni muzikë të qetë në shtëpi     

Kur jeni vetëm në shtëpi dhe ndiheni keq, atëherë tingujt dhe meloditë do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe ta harroni vetminë. Ju do të  jeni nën shoqërinë e tingujve dhe notave muzikore. Muzika mund t’ju frymëzojë.

3. Ndryshoni mjedis

Ndryshim i mjedisit ju tërheqë vëmendjen dhe ju ndihmon të zvogëloni ndjenjën e vetmisë.

Koha në natyrë ju ndihmon gjithashtu në lehtësimin e luhatjeve të humorit dhe rritjen e mirëqenies suaj mendore, edhe nëse bëhet fjalë për një shëtitje  të thjesht në park.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here