Napoli fiton me “poker” ndaj Spezias dhe merr vendin e dytë

0
111

Napoli rikthehet të fitoret në kampionat, duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë me 70 pikë. Skuadra e Gattusos fitoi me lehtësi 4-1 në transfertën ndaj Spezias, ku aktivizohet edhe Ismajli.

Të kaltrit e zgjidhën ndeshjen që në fraksionin e parë duke shënuar 3 gola. Fillimisht zhbllokoi rezultatin Zielinski në minutën e 15-të pasi u harrua në zonë nga mbrojtja vendase. Më pas do të ishte radha e Osimhen për të shënuar dy gola në minutën e 23-të dhe 44-të.

Spezia u zgjua në fillimin e pjesës së dytë duke shënuar me Piccoli-n, por Lozano 10 minuta nga fundi shënoi një tjetër gol.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here