Në ditën e tyre të lindjes, Arbana dhe Eduarti “arratisen”drejt këtij vendi…

0
146

Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë një ndër çiftet më të komentuar të showbizzit shqiptar. Dyshja e njohur mirëpritën fëmijën e tyre të parë vitin e kaluar që e pagëzuan me emrin Dielli. Në shtëpinë e tyre kishte festë ditën e djeshme, pasi të dy festojnë ditëlindjen në të njëjtën ditë.

Moderatorja mbushi 38 vjeç ndërsa Eduarti 34 vjeç. Megjithatë, diferenca në moshë nuk i pengon aspak dy të dashuruarit. Arbana ndau një fotografi në rrjete sociale, duku shkëmbyer një puthje në buzë me partnerin, krahas së cilës shkroi fjalët më të ëmbla.

“Gëzuar ditëlindjen shpirti im, çfarë fati të ndash ditën e lindjes dhe çdo ditë tjetër me ty, jam e bekuar, të dua! @eduartgrishaj“. Së fundmi ata kanë bërë me dije se këtë ditë speciale, ata kanë vendosur ta shijojnë në Milano. Arbana dhe Eduarti kanë publikuar disa fotografi, ndërsa moderatorja mban në duar një buqetë me lule që ia ka dhuruar partneri

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here