Incenerator edhe në Durrës?! Si po projektohet “nën rrogoz” impianti në vendin e quajtur “Sukthi-Rada”

0
198

Nga Boldnews.al

Inceneratorët kanë xhiruar qindra miliona euro, teksa opozita ka akuzuar partinë në pushtet se është e lidhur me këta oligarkë që kanë fituar koncesionet. Por, inceneratori i Tiranës, Elbasanit dhe Fierit duket se do të pasohet edhe nga ai i Durrësit. Drejtuesit e qytetit bregdetar, jo Emirjana Sako që rri në karrigen e bashkisë, por Vangjudh Dako dhe Lefter Koka, kanë shpejtuar procedurat për të bërë inceneratorin edhe në këtë qytet.

Të dy, dikur kryetarë bashkie, kanë lejuar katrahurën me plehrat, duke i lënë vend e pavënd, madje duke e lënë qytetin me dhjetëra herë nën pushtetin e plehrave. Durrësi i ngjason problematikës së disa viteve më parë në Napoli, Itali, ku mafia kishte futur hundën në këtë biznes. Dhe, të dy, duke përdorur Sakon, kanë urdhëruar bërjen e një impianti të tillë. BoldNews ka siguruar dokumentet e një tenderi që po realizon Bashkia e Durrësit.

Ajo që bie në sy është se tenderi është me procedurë shërbim konsulence. “Studim fizibiliteti për menaxhimin e mbetjeve në territorin e Bashkisë Durrës” është objekti i tenderit, që ka një fond limit rreth 40 mijë euro. Kohëzgjatja e kontratës është 12 muaj, ndërsa tenderi do të zhvillohet në datën 21 maj. Bashkia ka shpejtuar të bëjë këtë procedurë, ndoshta për të rimarrë mbrapsht paratë e “financuara” për fushatë dhe zgjedhje. Opozita ka akuzuar shpeshherë drejtuesit e bashkisë dhe ata politikë të këtij qarku, që po “pastrojnë” paratë e inceneratorëve. Por, këto para’ pritet të hidhen lumë në këtë qytet, teksa në përfundim të këtij studimi do të dilet me një plan të qartë, ku të gjitha indiciet të ccojnë pikërisht te inceneratori.

BoldNews hulumtoi dokumentet e këtij tenderi, ku ajo që bie në sy se Bashkia e Durrësit ka tentuar të kamuflojë ndërtimin e onceneratorit me emergjencën mjedisore në këtë qark. Fillimisht janë analizuar 3 vendpozitimet, ku ai i Porto Romanos ka një problem shumë emergjent. Dhe, mes rreshtave, Bashkia e Durrësit i ka kërkuar firmës që do bëjë këtë studim edhe një mendim për incenerator.

“Vendi i propozuar ‘Sukthi-Rada’ do të lejonte zbatimin e një qendre moderne të Menaxhimit të Mbetjeve për trajtim dhe asgjësim. Mbështetur në shpjegimet më lart, duhet të përmblidhet nëse ka nevojë për identifikim/e të mëtejshëm/e vendndodhjeve në këtë zonë mbetjesh, gjatë horizontit të planifikimit të projektit” thuhet në këto dokumente, teksa propozohet pikërisht Sukthi për inceneratorin e kamufluar.

Por, me çfarë lekësh do të ndërtohet? Bashkia thotë se analiza ekonomike dhe financiare është pjesë e studimit të fizibilitetit dhe objektivi i saj kryesor është të përcaktojë “vlerën e parasë” së projektit. Sipas saj, studimi i fizibilitetit shpreh një vlerësim të investimit në total, kostot operative dhe të mirëmbajtjes, si dhe çdo të ardhur që pritet të krijohet, në të gjithë kohëzgjatjen e projektit.

Kostot e drejtpërdrejta të investimeve lidhen në mënyrë specifike me ndërtimin e objekteve të reja dhe mund të përmbajnë, por nuk kufizohen në shpenzimet fillestare për përgatitjen e projektit, duke përfshirë shërbimet financiare, ligjore, të prokurimit, teknike dhe të menaxhimit të projektit, kostot e projektimit, kostot e tokës apo të blerjes së një aseti të ri, kostot e përgatitjes së truallit, kostot e ndërtimeve dhe të vënies në funksionim. Pra, lojëra fjalësh! Pasi paratë do të jenë nga Buxheti i Shtetit. Dhe, me këtë lëvizje, synohet që një pjesë e mirë e parave të investuara në zgjedhje të rihidhen në qarkullim. Përfituesit? Me shumë mundësi të njëjtët e Tiranës, Elbasanit apo edhe Fierit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here