Ankimimet e PD dhe LSI/ KAS hedh shortin, zgjidhen relatorët

0
137

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dorëzuar në KQZ disa ankimime përsa i takon rezultatit të zgjedhjeve të 25 prillit. PD kërkon rivotim në 9 qarqe, ndërsa LSI për dy të tillë.

KAS hodhi ditën e sotme shortin për relatorët që do të shqyrtojë ankimimimet. Relatorët e përzgjedhur janë  Ilirjan Rusmaili, Ledjo Braho, Elvin Lako, Elvis Ceka, Koli Bele.

Njoftimi i KAS:

Sot, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve hodhi shortin për caktimin e relatorëve të kërkesave ankimore të depozituara në KQZ. Rezultatet e shortit përcaktuan:\

– Relator i kërkesave nr. 40, nr. 36 dhe nr. 38 është z. Elvin Lako.

– Relator i kërkesave nr. 43, nr. 46 dhe nr. 34 është z. Elvis Cefa.

– Relator i kërkesave nr. 42, nr. 45 dhe nr. 44 është z. Ilirjan Rusmali.

– Relator i kërkesave nr. 37, nr. 41 dhe nr. 35 është z. Koli Bele.

– Relator i kërkesave nr. 32, nr. 33 dhe nr. 39 është z. Ledio Braho.

 

Ditën e Martë, dt. 11.05.2021 në orën 09:00 do të hidhet shorti për caktimin e relatorëve për kërkesat ankimore të depozituara sot në KQZ, KA nr. 47, nr. 48, nr. 49 dhe nr. 50.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here