Gazetari Artan Hoxha ka reaguar për vrasjen e Bledar Birçajt mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të tij.
Hoxha thotë se qytetarët mezi po prisnin që bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj shtator 2021 me një ceremoni në Lungomaren e Vlorës, por “çunat problematikë” e inaguruan sezonin nën moton e vjetër “godit, asgjëso dhe largohu pa firo”.
Sipas gazetarit, është merita e këtyre “çunave” që vlera e jetës së një shqiptari është ulur në koston e një karikatori AK-47.
“Ne mezi po prisnim qe, bashkia dhe qeveria të hapnin sezonin turistik maj-shtator 2021, me nje ceremoni pompoze në Lungomaren e Vlores….
ndersa “çunat problematike” e inauguruan sezonin pranvere-vjeshte 2021 te “Bishti Kalldremit”, nen moton e vjeter, “godit, asgjeso dhe largohu pa firo”…
Mos e gezofshi sezonin “çuna”!!!
Eshte “merita” juaj qe, vlera e jetes se nje shqiptari eshte ulur në koston e nje karikatori AK-47”, shkruan Artan Hoxha.