Kandidati që mori fitoi mandatin e deputetit në zgjedhjet e 25 prillit, Oerd Bylykbashi, po ashtu edhe anëtar i Kryesisë së Partisë Demokratike, thotë se hetimi i krimeve zgjedhore të 25 prillit do jetë një sprovë e madhe për SPAK-un.
”Këto zgjedhje do të jenë test i madh për SPAK-un, provat janë aty, kallëzimet kanë prova dhe flasim për atë që kanë parë shqiptarët”,-u shpreh Bylykbashi duke treguar se në përgjithësi janë 180 kallëzime të dërguara në prokurori, prej së cilat 50 i janë dërguar SPAK-ut.
”Ne në KQZ po kërkojmë pavlefshmërinë e zgjedhjeve, jo për numërim gabim, apo keq-numërim me dashje, por pavlefshmëria është për ato lloj shkeljesh të parikuperueshme më, si cenimi i sekretit të votës, lirisë së votës përmes përdorimit të burimeve shtetërore”.