Edi Rama mban me dorë të hekurt pushtetin

0
174

Nga Peter Tase

artia Socialiste e Shqipërisë, nën drejtimin e Edi Ramës, ka instaluar një regjim që partiak që është i dëmshëm, shkel Kushtetutën dhe po e çon vendin në një gjendje vetëmohimi katastrofike; kjo tregohet nga kanalet diplomatike perëndimore që nxitin politikën e brendshme të Ramës ndërsa populli i tij kërruset në varfëri.

Zgjedhjet parlamentare të 25 prillit e kanë kthyer Shqipërinë në një regjim lindor autokratik që sundohet nga një nxënës besnik i George Sorosit dhe drejtohet përherë e më tepër kah humnera e errët nga ambasadorët e përtej Atlantikut që aspirojnë t’i japin formë një shoqëria imorale në Shqipëri me ndihmën e atyre që kanë seli financiare në Curaçao, një parajsë fiskale në Karaibe, për shmangur pagimin e taksave në Shtetet e Bashkuara.

Sipas deklaratës mbi zgjedhjet në Shqipëri, nxjerrë nga zëvendës shefja në detyrë e Misionit të SHBA në OSBE, Elisabeth Rosenstock-Siller, publikoi më 6 maj 2021: ‘Në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, SHBA vë në dukje zbulimet e misionit vëzhgues të OSBE se partia në fuqi krijoi përfitime domethënëse nga pushteti, përfshirë edhe përmes kontrollit të administratës lokale dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative. Nënvizojmë edhe zbulimin e tyre që praktika e përhapur e blerjes së votës mbetet problem, dhe përsërisim shqetësimet mbi rrjedhjen e të dhënave personale delikate, përshirë preferencat politike të votuesve’.

Dy javë pas zgjedhjeve, sistemi gjyqësor i dështuar i Shqipërisë nuk ka vënë para përgjegjësisë togat e votëblerësve të Partisë Socialiste që kanë shkelur ligjin dhe penguar të drejtën e popullit të Shqipërisë për të votuar në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Struktura Speciale Anti-Korrupsion (SPAK) e sponsorizuar dhe përkëdhelur nga diplomatët në Rrugën e Elbasanit rezultoi arkaike dhe përforcon më tej regjimin njëpartiak të vendosur nga Edi Rama vite më parë. Këto veprime përforcohen më tej nga praktikat famëkeqe të zgjedhjeve të njollosura dhe blerja e votës që ndodhin në javët para ditës së zgjedhjeve.

Ndërsa politika e jashtme e SHBA është vazhdimisht e përqendruar në punën me qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për të fuqizuar marrëdhëniet bilaterale në demokraci, mbrojtje e tregti, është evidente që çështje të tilla fisnike e altruiste shtrembërohen nga të dërguarit e Washingtonit në Tiranë, të cilët kanë përparësi dhe interesa të tjera, midis tyre përqendrimi i pushtetit në duart e një njeriu – Edi Ramës – dhe eliminimi i kontrollit e ekuilibrit midis institucioneve që kanë një mision preciz të përshkruar qartë në Kushtetutë.

Sot Shqipëria është bërë një autokraci e ndezur lindore pa respekt për shtetin ligjor, me nënshtrim dërrmues të pavarësisë së institucioneve dhe mungesë totale të ekuilibrit të pushteteve. Tirana ka një media të kontrolluar nga qeveria që i shërben njeriut të ‘Rilindjes’ i cili e ka shndërruar vendin e tij në prodhuesin më të madh të drogës në Evropë, të kontrolluar nga krimi i organizuar rajonal. Shteti shqiptar është kapur totalisht nga Edi Rama dhe vendet perëndimore nuk po arrijnë të kuptojnë që një regjim autokratik në zemër të Evropës është një burim trazirash dhe minon seriozisht institucionet demokratike në Ballkan dhe më gjerë.

Ndërsa rreshton të gjitha instrumentet e pushtetit për të kënaqur hegjemoninë institucionale të Maos së Tiranës, Ambasadori i Bashkimit Evropian dhe e dërguari e Washingtonit kanë zgjedhur të mbyllin një sy dhe të ofendojnë hapur Presidentin Ilir Meta, edhe pse kreu i shtetit të Shqipërisë është sot kujdestari i vetëm që siguron respektimin e Kushtetutës. Ndërkohë Edi Rama është inkurajuar nga të dërguarit e huaj për të shkelur marrëveshjen parlamentare të 5 qershorit 2020 për reformën zgjedhore në mënyrë që të forcojë kontrollin e tij të pushtetit dhe të vazhdojë të rrisë reputacionin e Shqipërisë si një narko-shtet.

Aktorët ndërkombëtarë nuk kanë arritur të kuptojnë që instalimi i regjimit autokratik në Tiranë ka ndodhur pa probleme pavarësisht përpjekjeve monumentale të Presidentit Ilir Meta, i cili është garantuesi i vetëm i pavarësisë institucionale dhe kreu i vërtetë i shtetit që po lufton monizmin, duke përmbajtur etjen e pakufizuar të Edi Ramës për uzurpimin e pushtetit dhe dominim. Presidenti Ilir Meta po frenon dhe pengon edhe ndërhyrjet e huaja që po dëmtojnë gjyqësorin e Shqipërisë dhe po gërryejnë institucionet demokratike në Ballkan.

Gjatë shtatë viteve të fundit, ekipi rilindës i Edi Ramës ka instaluar një rrjet që ushtron presion mbi të gjithë punonjësit e administratës publike, në mënyrë që të kapitalizojë fuqinë e votës që vjen nga çdo anëtar i familjes që merr një pagë dhe përfitime të tjera nga institucionet qeveritare. Përveç mashtrimit të votuesve, është për të ardhur keq kur sheh që Maos së Tiranës i bashkohen të tjerë si Tao Tao dhe Erion Fiku që i kanë kthyer projektet e punëve publike në qytetet kryesore në makina pastrimi parash për oligarkë me ndikim të lartë që janë të lidhur hapur me qarqet qeveritare dhe po i çojnë në qiell fitimet e tyre, ndërkohë që Tirana vazhdon të marrë hua ndërkombëtare që përfundojnë në xhepat e shumë pak njerëzve të pasur.

Organizatat ndërkombëtare kriminale janë një tjetër pengesë në mekanizmin e vjedhjes së votave në Shqipëri. Incidente të shumta që ndodhën në qytetet e Elbasanit, Kavajës e pjesë të tjera të vendit janë dëshmi e aleancës së rrënjosur thellë që ekziston midis udhëheqjes së Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe mbretërve të krimit të organizuar që drejtojnë një ekonomi paralele që lulëzon në Ballkan.

Ekonomia reale e Shqipërisë, kapaciteti prodhues, si dhe mekanizmat e brishtë të integrimit në BE janë në përpëlitje për shkak të regjimit autokratik në vend të instaluar nga Edi Rama; një nivel i tillë i gërryerjes së institucioneve demokratike dhe i sjelljes së shtetit njëpartiak janë një hap i madh prapa për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Marrë nga eurasiareview.com-Përgatiti: SYRI.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here