Ironizon Ermal Hasimja: Shqipëria rrezikon të kthehet në një vend ku lideri u vendos ditëve, emrat e familjarëve

0
226

Politologu, Ermal Hasimja, në një lidhje direkte me Edicionin e Pasdites ne SYRI TV me gazetaren, Armela Ferko, duke komentuar zgjedhjet e 25 prillit dhe produktin që ato sollën, tha se Shqipëria rrezikon të kthehet në një nga ato vende të Azisë Qendrore, ku lideri ndryshon edhe ditët e javës, duke u vendosur emrat e familjarëve të tij.

Nuk shoh ndonjë gjë shumë të veçantë nga situata e mëparshme.

Kemi një lloj vetëkënaqësie maksimale nga ana e maxhorancës që doli në këto zgjedhje, ndërsa opozita është në dilemën se çfarë do të bëjë me parregullsitë që dolën nga këto zgjedhje dhe nëse do ti fryjë zjarrit në atë farë mënyre dhe për të ruajtur legjitimitetin brenda partisë, deri në çfarë pikë duhet çuar kontestimi.

Kjo situatë është e rrezikshme, jo thjesht nga pikëpamja e demokracisë, sepse njerëzit kanë votuar, sepse nuk i ka marrë kush në votime me kallashnikov, por janë gjetur mënyrat që shqiptarët të votojnë që nuk kanë lidhje me arsyetimin publik. Ky është rreziku publik

Gjysma e shqiptarëve janë marrë peng nga gjysma tjetër. Qoftë pastaj nuk u kërcet se ku po shkon Shqipëria, por vetëm ai preferimi individual që të marrë 50 mijë lekëshin.

Rreziku është që kjo vetëkënaqësi e shumicës, të ngurtësohet, të betonizohet dhe të kthehet gradualisht në një nga ato republikat e Azisë Qendrore, ku ka edhe një lider, siç ishte njëri që i kishte vënë ditëve të javës, emrin e familjarëve të tij.

Situata është që kishim një parlament qesharak dhe do kemi një parlament që kam frikë që nuk do përfaqsojë as nivelin mesatar intelekltual të shqiptarëve, të kapur nga krimi’, tha Ermal Hasimja ne SYRI TV.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here