Zheji komenton deklaratën e Ramës për Presidentin : Kjo është thirrje për luftë….

0
135

Analisti Artur Zheji dhe politologu Blendi Kajsiu, të ftuar në emisionin “Pikat mbi i” në “News 24” kanë analizuar deklaratat e Ramës, i cili deklaroi se PS do të bëjë gjithçka për të shkarkuar Metën, pasi sipas tij, presidenti është antishtet.

Zheji thekson se Rama ka bërë thirrje për luftë sërish, duke çuar lart emocionet dhe zbritur arsyen.

Artur Zheji: Ka bërë thirrje për luftë, ndaj i them ndonjëherë marshall. Ai nxit establishmentin e vet në luftë të re. Kjo sepse duke e mbajtur të karikuar elektoratin, Rama mban në “jetë” propagandën. Ai është edhe kontravers. Rama po godet vetëm Metën, sepse e di se PD pa një forcë që vjen nga e majta e ka të vështirë të vijë në pushtet. Mendoj se kjo është thirrje për luftë. Rama çon lart emocionet dhe zbret arsyen. Prsh në Komisionin Hetimor është Murrizi, që nuk ka fituar vota në zgjedhje. gjithashtu është edhe Baba Taku, që dikur ka qenë me LSI.

Blendi Kajsiu: Rama dha urdhër publikisht e haptaz, si lideri i shumicës, ua dha të vetëve, PS-së, përfaqësuesve të tij në parlamente natyrisht deklaroi se nuk është thjesht në dorën e socialistëve, shkarkimi i Met, shkarkimi i Metës. Kjo është betejë e fituar për Ramën. Si të shkarkohet Meta, si mos të shkarkohet Meta, Rama e PS fitojnë.

Po nisin spekulimet edhe në media nëse Basha po tradhton apo jo. Rama nuk e sheh LSI-në si opozitë, sepse Lëvizja Socialiste për Integrim shkon me atë që fiton. Meta ka aprovimin si president më të ulët nga populli. Disa sondazhe ndërkombëtare e kanë nxjerrë këtë përfundim. Meta është i vetmi president që është përballur me Amerikën dhe është kreu i shtetit më i politizuar, duke humbur staturën e tij, që është mbi palët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here