Detaje nga operacioni në Durrës, Policia: Grupi merrej me shpërndarje kokaine, janë sekuestruar rreth 1 kilogram, një efektiv qëlloi në ajër…

0
141

Policia e Durrësit ka dhënë detaje nga operacioni antidrogë që është zhvilluar në qytetin bregdetar. Policia njofton se operacioni ishte për të goditur një grup që merrej me shpërndarje kokaine.

Në informacion zyrtar thuhet se dy të arrestuarit, Vilson Memini lindur në Elbasan dhe Erges Shehi lindur në Durrës janë me precedent të theksuar kriminal, teksa kundërshtuan edhe me dhunë policët, aq sa një efektiv u detyruar të qëllojë në ajër për t’i neutralizuar.

Memini dhe Shehi tentuan të largohen, por nuk ia dolën, ndërkohë që Policia deri tani ka sekuestruar 1 kilogram kokainë.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Informacion paraprak

Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë .

Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për ti neutralizuar.

Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë.

Vijon operacioni

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here